Lidhje

Bernanke paralajmëron ligjvënësit të mos bëjnë shkurtime drastike

  • Zëri Amerikës

Bernanke paralajmëron ligjvënësit të mos bëjnë shkurtime drastike

Bernanke paralajmëron ligjvënësit të mos bëjnë shkurtime drastike

Kreu i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke paralajmëroi ligjvënësit që të mos bëjnë shkurtime drastike dhe të menjëherëshme të shpenzimeve qeveritare, duke thënë se kjo mund ta dëmtonte më shumë ekonominë.

Zoti Bernanke dëshmoi sot në Kongres dhe u tha anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit se recesioni në Shtetet e Bashkuara ishte më i thellë nga ç’kishte parashikuar Banka Qendrore. Ai paralajmëroi gjithashtu se rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike pothuajse ka ngecur.

Bernanke i inkurajoi ligjvënësit që të bënin shkurtime të thella shpenzimesh, edhe më shumë sesa shuma prej 1.5 trilionë dollarësh që ka kërkuar komisioni i posaçëm i Kongresit. Por ai gjithashtu paralajmëroi se ligjvënësit duhet t’u shmangen masave fiskale që do të pengonin rimëkëmbjen ekonomike.

Kreu i Bankës Qëndrore parashikon gjithashtu se rritja e vendeve të punës do të vazhdojë të jetë e ngadaltë ndërkohë që vendi përballet me një papunësi prej 9 për qind, me 14 milionë vetë pa punë.

XS
SM
MD
LG