Lidhje

Bisedime për programin bërthamor të Iranit


Kryenegociatori iranian për energjinë bërthamore, Saeed Jalili kërkoi që fuqitë botërore të njohin të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium

Kryenegociatori iranian për energjinë bërthamore ka kërkuar që fuqitë botërore të njohin të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium.

Saeed Jalili foli në prag të bisedimeve në Kazakistan me homologët nga pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit, dhe Gjermanisë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e akuzojnë Iranin se po grumbullon uranium të pasuruar në kuadër të ambicjeve të fshehta për të prodhuar bomba bërthamore. Teherani këmbëngul se programi i tij ka synime paqësore.

Një zyrtar i lartë amerikan tha dje se fuqitë botërore kërkojnë nga Irani të japë një përgjigje konkrete dhe thelbësore ndaj propozimit të tyre për të zbutur sanksionet ndërkombëtare në shkëmbim për ndërprerjen e pasurimit. Gjashtë vendet e bënë propozimin në raundin e fundit të bisedimeve në Almaty në fund të muajit shkurt.
XS
SM
MD
LG