Lidhje

Bësesku përsërit qëndrimin e Rumanisë kundër njohjes së Kosovës


Bësesku përsërit qëndrimin e Rumanisë kundër njohjes së Kosovës
Bësesku përsërit qëndrimin e Rumanisë kundër njohjes së Kosovës

Në Shqipëri presidenti rumun Traian Bësesku përsëriti sot gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë qëndrimin e vendit të tij kundër njohjes së shtetit të Kosovës dhe mbështetjen e Bukureshtit për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

"Qëndrimi ynë nuk është fleksibël dhe kjo gjë nuk vjen nga mosrespekti për kosovarët por nga respekti për të dretën ndërkombëtare", theksoi presidenti Rumun gjatë konferencës së shtypit me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi.

Sipas tij efekti i Kosovës mund të shihet duke parë zhvillimet në Gjeorgji. Presidenti Bësesku theksoi më tej se nuk ka asnjë diskutim se Rumania ndihmon Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe për respektimin e të drejtave kombëtare. Menjëherë pas deklaratës së presidentit rumun, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi theksoi se procesi i njohjes së Kosovës do të vazhdojë sipas tij më shpejt seç ka ecur në këto dy vite, sidomos pas vendimit të afërt nga gjykata Ndërkombëtare.

"Dhe në këtë proces - theksoi ai - ka ndihmuar sjella e udhëheqësve politikë të Kosovës". Presidenti Topi nënvizoi se i kish thënë edhe homologut të tij rumun se "udhëheqësit dhe drejtuesë të shumtë të institucioneve në Kosovë kanë tejkaluar traumat e gjenocidit të regjimit të Miloshevicit dhe sot po ndërtojnë një shtet multietnik në Kosovë, në respekt të të gjitha pakicave".

Presidenti Topi ka theksuar në mënyrë të veçantë edhe faktin se Kosova tashmë njihet nga të gjithë fqinjët e saj rajonalë me përjashtim të Serbisë.

XS
SM
MD
LG