Lidhje

Bisedimet, reagime nga Kosova


Është e paqartë se në ç'mënyrë mund të ndikojë një marrëveshje në jetën e përditshme të banorëve të Kosovës dhe se si do të realizohej ajo në terren nëse arrihet. Le të ndjekim tani disa reagime në Kosovë lidhur me bisedimet e sotme të Brukselit.

Në veriun e Kosovës, serbët kanë krijuar të ashtuquajturat institucione paralele, duke përfshirë spitale dhe shkolla, që të gjitha të financuara dhe të mbështetura nga Beogradi.
Por që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ajo duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
Normalizimi i marrëdhënieve ka të bëjë jo thjesht me zgjidhjen e çështjeve të tilla si tregtia dhe kontrolli i kufijve, por sidomos me statusin e pjesës veriore të Kosovës, nëse ajo do të jetë ose jo nën autoritetin e qeverisë së Prishtinës.
Në qytetin e ndarë të Mitrovicës, banori serb Sllobodan Nestoroviç thotë se pret arritjen e një farë status kuoje nga bisedimet. Ai thotë se rezultati nuk varet as nga serbët dhe as nga shqiptarët, por nga dëshirat e komunitetit ndërkombëtar:
Sllobodan Nestoroviç, banor i Mitrovicës.
Reagime lidhur me bisedimet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

"Kjo çështje nuk do të zgjidhet për një kohë shumë të gjatë dhe nuk do të varet as nga ne e as nga shqiptarët por nga pala e tretë. Si të vendosin ata ashtu do të bëhet. Ne jemi tepër të vegjël për të bërë diçka pa ata."

Në pjesën shqiptare të Mitrovicës, banori Adem Mripa thotë se, nëse serbët kërkojnë autonomi, ata duhet t'ua japin këtë autonomi pakicave hungareze dhe boshnjake.
Adem Mripa, banor i Mitrovicës

"Unë jam për bisedime, por për bisedime paqësore, afatgjata dhe vizionare."

Ndërkohë, në Prishtinë, Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës Koha Ditore, thotë se frika më e madhe është se edhe nëse arrihet marrëveshje, nuk dihet se si do të mund të zbatohet ajo.

"Mund të ketë ndërlikime, sidomos në veri, ku marrëveshja do të duhet të trajtorë disa çështje shumë të vështira, çështje të sigurisë, çështje politike dhe shoqërore."

Pritshmëria për këto bisedime është e madhe, por është e paqartë se në ç'mënyrë mund të ndikojë një marrëveshje në jetën e përditshme të banorëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG