Lidhje

besim


Në Kosovë, protestuesit serbë u mblodhën sot nëpër barrikadat e vendosura në rrugët në veri të vendit, për të kundërshtuar paralajmërimet e forcave të NATO-s për zhbllokimin e rrugëve. Ndonëse dita e sotme ishte caktuar si afat i fundit për një gjë të tillë, serbët refuzuan t’u përgjigjen thirrjeve të KFOR-it dhe kërkuan edhe një ditë shtesë për të diskutuar mbi mundësitë e një kompromisi. Rrugët në veriun e Kosovës po mbahen të bllokuara nga serbët lokalë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së policisë dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë.

XS
SM
MD
LG