Lidhje

Intervistë me ministrin e Financave të Kosovës

  • Keida Kostreci

Z. Besim Beqaj merr pjesë këtë fundjavë në Uashington në takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar

Këtë fundjavë këtu në Uashington fillojnë takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për të marrë pjesë në këto takime, ka ardhur edhe ministri i Financave të Kosovës, Besim Beqaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Beqaj tha rënia e investimeve të huaja në Kosovë, është pjesë e rënies në gjithë rajonit, për shkak përmbajtjes së investitorëve në një kohë krize botërore, kur ata duan që ta ruajnë kapitalin. Ai tha se në vitin 2013 ka pasur një rritje investimesh dhe se ekonomia e Kosovës po e merr veten. Duke folur për korrupsionin, Ministri i Financave tha se ky është një problem rajonal dhe se qeveria e Kosovës po merr masat për ta goditur atë dhe për të eliminuar ekonominë joformale.

XS
SM
MD
LG