Lidhje

Shqiptarë, besimtarë myslimanë protestojnë në Shkup

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Mbi dymijë protestues, shqiptarë dhe besimtarë myslimanë, pas " Faljes së Xhumasë" bënë një protestë duke u nisur nga xhamia e Jahja Pashës në një lagje shqiptare, u ndalën tek kompleksi i gjykatave dhe vazhduan drejt selisë së qeverisë, në qendër të Shkupit.

Të revoltuar për shkak të arrestimeve të fundit dhe cilësimit të të ndaluarve nga Ministrja e Rendit si radikalë islamikë, protestuesit hodhën parrulla ofenduese kundër qeverisë, kryeministrit maqedonas dhe Ministres kundër drejtuesve poloitikë shqiptarë.

Një grup të rinjsh hodhën objekte të forta kundër policisë, por gjendja nuk u përshkallëzua
.
Protestuesit brohoritnin thirrjen islame Allahu ekber (Zoti është i madh).

Autoritetet kishin përforcuar praninë e policisë speciale para qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Nuk u njoftua për ndonjë incident më serioz midis protestuesve dhe policisë.

Më pas, rreth dyqind apo treqind protestues shkuan para ndërtesës së komunës Çair dhe hodhën gurë duke thyer xhamat. Autoritetet e komunës thanë se pati përpjekje për të hyrë me forcë brenda ndërtesës. Shumica e policëve ishin shqiptarë.

Komuna e Çairit drejtohet nga një kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim në pushtet, e cila duket se ka shtuar zemërimin e shqiptarëve për shkak se gjatë këtyre ditëve nuk është prononcuar në lidhje me arrestimet e njëzet shqiptarëve, në mesin e të cilëve një grua në moshë dhe tri vajza, të cilat kanë thënë se ishin keqtrajtuar fizikisht brenda korridoreve të gjykatës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG