Lidhje

Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë ditën e Sulltan Nevruzit


Në Shqipëri besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij besimi.

Në këtë ditë bektashinjtë kremtojnë ditëlindjen e imam Aliut dhe kjo festë njihet ndryshe edhe si dita e rilindjes së madhe. Sipas besimit bektashi, në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

Në Shqipëri është edhe selia e kryegjyshatës botërore të bektashinjve. Në fjalën e tij kryegjyshi botëror Haxhi Baba Edmond Brahimaj tha se dita e Sulltan Nevruzit është një ditë e re, dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen Zotit dhe njerëzve iu shtohet dashura për Zotin, për paqen dhe për mirësinë.

Për të urur bektashinjtë me rastin e festës së tyre në selinë e kryegjyshatës bënë sot vizita autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit.

XS
SM
MD
LG