Lidhje

Besnikët e Gadafit ngadalësojnë përparimin drejt forcave të qeverisë kalimtare

  • Zëri Amerikës

Besnikët e Gadafit ngadalësojnë përparimin drejt forcave të qeverisë kalimtare

Besnikët e Gadafit ngadalësojnë përparimin drejt forcave të qeverisë kalimtare

Besnikët e ish udhëheqësit libian Moamar Gadafi, ngadalësuan përparimin e tyre ndaj forcave të qeverisë kalimtare që janë përpjekur që të marrin kontrollin e qytetit bregdetar të Sirtes.

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar thonë se iu është dashur që të zbrapsen nga disa pjesë të qytetit, të detyruar nga zjarri i rëndë i artilerisë. Zyrtarë të këtij këshilli tërhoqën një njoftim sipas të cilit një prej djemëve të Moamar Gadafit ishte arrestuar në Sirte.

Dje, disa zyrtarë të Këshillit Kalimtar Kombëtarë thanë se djali i ish udhëheqësit, u ndalua dhe u çua në qytetin lindor të Bengazit për t’u marrë në pyetje. Por qeveria kalimtare tha më vonë se nuk mund t’a konfirmonte këtë lajm.

Ka patur disa njoftime të pasakta në lidhje me kapjen e figurave të larta pranë Moamar Gadafit – mes tyre dhe djali tjetër i tij, Saif al Islami, i cili nuk është kapur ende.

XS
SM
MD
LG