Lidhje

SHBA: Programet e verës për fëmijët


Aktivitetet për fëmijët gjatë stinës së pushimeve të verës janë një detyrim sfidues për shumë familje amerikane. Shumë prej aktiveteteve të verës kushtojnë, përfshirë filmat, kampet verore dhe parqet e argëtimit. Por është një vend kur fëmijët dhe të rriturit mund të argëtohen pa pagesë dhe kjo është biblioteka shtetërore. Por çfarë tjetër përveç librave ofrojnë bibliotekat publike këtë verë?

Në këtë bibliotekë të Virxhinias është koha e leximit spanjisht.
Giovanna Souchek, e cila flet spanisht me fëmijët në shtëpi, thotë se është me rëndësi që t’i sjellë ata në bibliotekë.

“Dua që ata të komunikojnë më shumë me spanjishtfolësit”.

Por rrethi i shpanjishtes nuk është vetëm për fëmijët latino. Ai u ofron edhe fëmijëve të tjerë në komunitet shansin për të mësuar një gjuhë të dytë. Por ka edhe një arsye tjetër për të vizituar bibliotekën publike në Bull Run.

“Ne vimë këtu gjithnjë për libra”.

Zëdhënësja e bribliotekës, Nancy Schleh, thotë se vera është stina më me lëvizje e vitit.

“Këtu vinë shumë fëmijë, prindërit u lexojnë fëmijëve, fëmijët luajnë me lodrat dhe mjetet tona mësimore. Prindërit vinë për të përdorur kompjujerin. Ne kemi edhe kompjuter për fëmijë”.

Programet e verës kanë për qëllim ta bëjnë mësimin argërues. Ka gjithashtu edhe programe të posaçme për adoleshentët, si sfida e ndërtimit me lego. Curtis Payne është një nga 30 fëmijtë që mori pjesë në këtë program.

“Më pëlqen të luaj me lefo. Përpiqem të krijoj çfarë më vjen në mendje”.

Edhe Isabella Hyden u regjistrua për Sfidën e Legove dhe për rrethin e cirkut.

“Më përlqen shumë, që ata kanë gjithë këto dhe pa pagesë. Kjo më përlqen edhe më shumë”.

Mary Tompkins, nëpunëse e sistemit të bibliotekave publike të qarkut Prince William, thotë se planifikimi i verës fillon që në shtator.

“I gjithë qëllimi është që fëmijët të mbahen të angazhuar dhe kështu ata stërviten të mësojnë gjithë jetën”.

Programet verore të leximit mbeten mjaft popullore për fëmijët e të gjitha moshave. Bizneset lokale ofrojnë çmime për ata që lexojnë një numër të caktuar librash.

“Këtë vit rreth 70 biznese dhuruan mbi një milionë dollarë nëpërmjet stimujve të ndryshëm për fëmijët”.

Nancy Schleh e bibliotekës së Bull Run-it, thotë se fëmijët që lexojnë gjatë pushimeve të verës përfitojnë më shumë se sa çmimet.

“Qëllimi është të inkurajohen fëmijet të lexojnë gjatë verës për të ruajtur aftësitë studimore, që të mos binen nga niveli i leximit. Studimet kanë treguar se gjatë verën disa fëmijë mbeten mbrapa për rreth dy muaj për sa i përket aftësisë së leximit”.

Me kaq shumë programe dhe aktivitete, kjo bibliotekë publike është e mbushur plot nga fëmijët dhe rreziku i humbjes së aftësive avullon nga dielli i verës.
XS
SM
MD
LG