Lidhje

Biçikleta me skelet bambuje


Një kompani e Berlinit i është shtuar klubit të vogël dhe eksluziv të prodhuesve të biçikletave prej bambuje. Kompania "Ozon Cyclery" thotë se bambuja është materiali i përsosur për skeletin e një biçiklete; ajo është e lehtë, e qëndrueshme dhe rezistente ndaj goditjeve.

Kjo lloj biçiklete funksionon si çdo produkt tjetër i ngjashëm. Mes fanatikëve të biçikletave vazhdon debati nëse skeletet duhte të jenë prej çeliku apo prej karboni, por bambuja po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes atyre biçiklistëve që duan ta veçojnë veten nga përdoruesit e zakonshëm të këtij mjeti transporti.

Në punishten e vogël që ndodhet në lagjen Friedrichshain të Berlinit gjatë tre viteve të fundit janë montuar rreth 70 biçikleta prej bambuje. Themeluesit e kompanisë thonë se pesha e vogël e skeletit është një ndër avantazhet kryesore të produktit të tyre.
XS
SM
MD
LG