Lidhje

Nënpresidenti Biden në një turne aziatik


Nënpresidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Japoni në fillim të një turneu gjashtë ditor në Azi, ku do të vizitojë tre vende, në një kohë tensionesh me Kinën lidhur me një zonë të re të mbrojtjes ajrore nga Pekini.

Shtëpia e Bardhë thotë se vizita e tij në Japoni, Kinë dhe Korenë e Jugut synon të riafirmojë statusin e Shteteve të Bashkuara si fuqi në Paqësor, nxitjen e interesave ekonomike dhe tregtare dhe angazhimin për të balancuar politikën e jashtme amerikane në Azi-Paqësor.

Zoti Biden do të takohet nesër në Tokio me Kryeministrin Shinzo Abe dhe zyrtarë të tjerë japonezë para se të niset për në Pekin të mërkurën.
Shtëpia e Bardhë thotë se nënpresidenti do të diskutojë një rreze të gjerë çështjesh, si edhe tema që kanë ngjallur shqetësim, përfshirë tensionet rajonale, në takimet me Presidentin e Kinës Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë në kryeqytetin kinez.
XS
SM
MD
LG