Lidhje

Takim Biden - Merkel në Mynih


Zv/presidenti amerikan Joe Biden u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë zhvillimit të një konference për sigurinë në Mynih.

Zoti Biden e quajti Gjermaninë një partnere të rëndësishëme të Shteteve të Bashkuara, dhe citoi rëndësinë e aleancës transatlantike të Uashingtonit në botë. Të shtunën, zoti Biden do të mbajë një fjalim në Konferencën e 49-të Sigurisë në Mynih, një forum ku ai ka folur edhe katër vite më parë. Zyrtarët amerikanë thonë se ai do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe, mes tyre edhe takimi me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në takimet me gazetarët mbas takimit me zotin Biden, zonja Merkel shprehu indinjatën për lajmin e sulmit ndaj ambasadës amerikane në Turqi, dhe shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet.
Zv/presidenti amerikan e falenderoi kancelaren gjermane për deklaratën e saj. Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i zoti Biden që kur nisi puna e administratës së presientit Obama në mandantin e dytë në 20 janar

Nesër zoti Biden do të mbajë një fjalim në Konferencën e 49-të të Sigurimit të Munihit. Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë kohës së zhvillimit të konferencës, nënpresidenti amerikan do të ketë edhe një seri takimesh dypalëshe, përfshirë edhe atë me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Zoti Biden ka gjithashtu në plan të takohet me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi – i cili ka paralajmëruar se Siria "po shkatërrohet" si dhe me Moaz al-Khatib, president i Këshillit të Opozitës Siriane.

Zyrtarë të lartë nga e gjithë bota janë mbledhur në konferencën vjetore të sigurimit ndërkombëtar, ku pjesëmarrësit diskutojnë mbi çështje politike në një ambjent jozyrtar.


Kjo është vizita e parë jashtë vendit e zotit Biden që nga fillimi i mandatit të dytë të administratës Obama më 20 janar.

Zoti Biden e bëri ndalesën e parë në Berlin ku bisedoi me zonjën Merkel. Në Mynih, të dy udheheqësit shprehën indinjatën për sulmin në Turqi. Nënpresidenti Biden tha se pa një Europë të fortë nuk mund të përfytyrohet se si interesat amerikane mund të arrihen në botë.

Veç Sirisë, bisedimet ka të ngjarë të përfshinë edhe ekonominë globale, Afganistanin dhe programin bërthamor të Iranit.

Të shtunën, nënpresidenti Baiden do të mbajë një fjalim në Konferencën e 49të të Mynihut për Sigurinë, një forum ku ai foli edhe katër vjet më parë.

Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë pushimeve të konferencës ai do të mbajë një sërë bisedimesh dypalëshe me funksionarë të ndryshëm, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Zyrtarët thonë gjithashtu se zv/presidenti do t’i kërkojë zotit Lavror të bëjë një deklaratë më të qartë për pozitën e Rusisë ndaj Sirisë.

Rusia është aleate e Sirisë. Rusia dhe Kina i kanë vënë veton tri herë rezolutave të Këshillit të Sigurimit për masa ndaj Sirisë, megjithëse janë bërë objekt kritikash nga komuniteti ndërkombëtar si mbrojtëse të regjimit të Presidentit Bashar al-Asad.

Zv/presidenti Baiden ka në plan gjithashtu të zhvillojë bisedime dypalëshe në Mynih me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i cili ka paralajmëruar se Siria po shkatërohet, si dhe me Moaz al-Khatibin, presidentin e këshillit të opozitës siriane.

Diskutime të ngjashme pritet të zhvillohen javën e ardhëshme kur zv/presidenti të shkojë në Paris për t’u takuar me Presidentin e Francës Fransua Olondë dhe në Londër me Kryeministrin britanik, Dejvid Kameron dhe zv/kryeministrin Nik Kleg.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG