Lidhje

Zv/presidenti amerikan pret Kryeministrin e Kosovës


Takimi Biden - Thaçi në Uashington

Takimi Biden - Thaçi në Uashington

Zoti Bajden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes Kosovë - Serbi për të siguruar paqen dhe begatinë për të dy popujt

Nën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, u takua me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dje pasdite në Uashington. Zoti Bajden riafirmoi partnetitetin e ngushtë dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Kosovën dhe mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë teritoriale të Kosovës, thuhet në një njoftim për shtypin të Shtëpisë së Bardhë.

Nën presidenti amerikan vlerësoi udhëheqjen dhe kurajon politike të demonstruar nga Kryeministri Thaçi dhe qeveria e Kosovës në arritjen e marrëveshjes në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Zoti Bajden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes për të shfrytëzuar këtë mundësi historike për të siguruar paqen dhe begatinë për popujt e Kosovës dhe Serbisë dhe për të çuar përpara aspiratat evropiane të të dy vendeve.

Nën presidenti amerikan ritheksoi se Shtetet e Bashkuara qendrojnë përkrah Kosovës si partnerë dhe miq, dhe janë optimistë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve në vitet e ardhshme, përfundon komunikata për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.

Në përfundim të takimit, kolegu ynë Arben Xhixho i morri kryeministrit Hashim Thaçi një intervistë. Intervistën e plotë me kryeministrin Thaçi mund të ndiqni sot (të martën) në programin televiziv Ditari - ora 18:00

Trego komentet

XS
SM
MD
LG