Lidhje

Nënpresidenti Biden në Kinë për bisedime


Nënpresidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Kinë për bisedime që pritet të përqëndrohen në zonën e diskutueshme të mbrojtjes ajrore të shpallur nga Pekini, zonë e cila përfshin ishujt e pretenduar edhe nga Japonia.

Zoti Biden, i cili mbërriti sot në Pekin, kishte premtuar ta ngrinte këtë çështjen gjatë takimeve me presidentin kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të lartë. Ai tha se marrëdhëniet SHBA-Kinë janë të rëndësishme dhe komplekse.

Zoti Biden shkoi në Pekin një ditë pas një vizite në Japoni, ku ai tha se ishte "thellësisht i shqetësuar " lidhur me zonën e diskutueshme të mbrojtjes ajrore të shpallur nga Pekini në Detin e Kinës Lindore.

Pas takimit me kryeministrin japonez Shinzo Abe, zoti Bajden sugjeroi krijimin e "masave të besimit, duke përfshirë edhe kanale të komunikimit të emergjencës" për të ndihmuar në uljen e tensioneve.

Muajin e kaluar Kina vendosi një Zonë të Mbrojtjes Ajrore të Identifikimit. Pekini ka kërkuar që të gjithë aeroplanët të dorëzojnë planet e fluturimit përpara se të kalojnë në këtë zonë. SHBA e kanë refuzuar në mënyrë të përsëritur në zonën kineze. Pas vizitës në Kinë zoti Biden do të shkojë nesër në Korenë e Jugut e cila gjithashtu ka shprehur indinjatë lidhur me veprimin e Kinës.
XS
SM
MD
LG