Lidhje

Nënpresidenti Biden në Indi


Nënpresidenti amerikan Joe Biden filloi bisedime zyrtare me udhëheqësit indianë gjatë një vizite që filluoi dje në Indi, në përpjekje për të fuqizuar lidhjet tregtare dhe të sigurisë me aleatin e Washingtonit në Azinë Jugore.

Zoti Biden u takua sot në New Delhi me homologun e tij indian, nënpresidentin Mohamad Hamid Ansari. Ai ka në plan të takohet edhe me kryeministrin Mohamad Sing.

Nënpresidenti amerikan pritet të prekë gjatë bisedimeve shqetësimet e Indisë për sigurinë, që lidhen me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, si dhe mbi propozimet në Kongresin amerikan për kufizimin e vizave për punonjësit e teknologjisë së lartë jashtë vendit.

Zoti Biden me bashkëshorten tij Jill, vizituan një muze kushtuar ikonës së pavarësisë së Indisë, Mohandas Gandhi. Nesër zoti Biden shkon në Mumbai, ku do të mbajë një fjalim tek qendra financiare e Bombeit dhe të enjten ai do të marrë pjesë në një aktivitet për fuqizimin e rolit të grave.
XS
SM
MD
LG