Lidhje

Nënpresidenti amerikan Joe Biden viziton Indinë


Nënpresidenti amerikan Joe Biden shkoi sot në Mumbai, kryeqendrën financiare të vendit të Azisë Jugore. Vizita e zotit Biden synon forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe diplomatike me aleatin e Uashingtonit.

Në Mumbai, sot zoti Biden mbajti një fjalim tek bursa e Bombeit, gjatë të cilit ai i bëri thirrje Indisë për përmirësimin e kushteve të investimeve për të përmirësuar tregtinë e ndërsjelltë e cila aktualisht është rreth 100 miliardë dollarë.

Ai gjithashtu propozoi fillimin e bisedimeve tre palëshe mes Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Kinës, duke thënë se të tre vendet kanë interesa të përbashkëta.

Pas fjalimit të tij, zoti Biden bisedoi me udhëheqës Indianë të biznesit dhe vuri në dukje mundësitë e pakufizuara që sjell marrëdhënia e dy vendeve.
Po në Mumbai, nënpresidenti Biden nesër do të marrë pjesë në një aktivitet për fuqizimin e rolit të grave.
XS
SM
MD
LG