Lidhje

Nënpresidenti Biden viziton Irakun


Nënpresidenti amerikan Joe Biden shkoi për një vizitë në Irak, për bisedime me udhëheqësit irakianë, me fokusin tek nxitja e unitetit kombëtar mes irakianëve dhe për të vazhduar vrullin e tanishëm në luftën kundër Shtetit Islamik. Zyra e nënpresidentit tha se zoti Biden po ashtu do të diskutojë për hapat që mund të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për të nxitur qëndrueshmnërinë ekonomike në Irak dhe bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal.

Zoti Biden është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Irakun që pas udhëtimit të tij të mëparshëm në vitin 2011. Ai u takua me kryeministrin

Irakian Haider al-Abadi menjëherë pas mbërritjes së tij në Irak.

Udhëtimi i zotit Biden, që nuk u njoftua më parë për arsye sigurie, ndodh ndërkohë që në Irak ka trazira politike, që e kanë paralizuar punën e qeverisë irakiane.

Kryeministri Haider al-Abadi po përpiqet të zbatojë premtimin e marrë prej një kohe të gjatë për reformimin e qeverisë, ndërsa mijëra protestues besnikë të klerikut shiit Moqtada al-Sadr kanë zhvilluar demonstrata të përditshme, ku kërkohet një kabinet i ri qeveritar të përbërë nga teknokratë, në vend të besnikëve politikë.

Të martën Parlamenti i Irakut miratoi një riorganizim të pjesshëm të kanbinetit, me propozimin e kryeminsitrit.

XS
SM
MD
LG