Lidhje

Biden për zonën e re ajrore mbi Detin e Kinës Jugore


Nënpresidenti amerikan Joe Biden thotë se zona e re ajrore e krijuar në Detin e Kinës Jugore ka krijuar “shqetësime të konsiderueshme” në rajon.

Zoti Biden i tha sot një grupi biznesmenësh amerikanë në Pekin, se ai u tregua shumë i drejtpëdrejtë lidhur me këtë çështje në bisedimet e tij me presidentin kinez Xi Jinping. Por nënpresidenti amerikan tha se konflikti mes Pekinit dhe Washingtonit mund të evitohet, megjithëse nganjëherë me të dy vendeve ka mosmarrëveshje.

Zoti Biden u takua dje me presidenti kinez për 5 orë bisedime, gjatë të cilave nënpresidenti tha se i ksihte shprehur udhëheqësit kinez “qëndrimin e vendosur dhe pritshmërinë” e Washingtonit lidhur me zonën e mbrojtes ajrore. Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar këtë zone të caktuar nga të Kina muajin e kaluar, ku përfshihet edhe një territor që Japonia, një vend aleat thotë se i përket asaj.
XS
SM
MD
LG