Lidhje

Biden: SHBA dhe Pakistani kanë një partneritet të fortë kundër ideologjive ekstreme

  • Zëri Amerikës

Biden: SHBA dhe Pakistani kanë një partneritet të fortë kundër ideologjive ekstreme

Biden: SHBA dhe Pakistani kanë një partneritet të fortë kundër ideologjive ekstreme

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha se Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani kanë ndërtuar një partneritet të fortë kundër ideologjive ekstreme – një marrëdhënie të bazuar në interesat e përbashkëta.

Zoti Bajden i bëri komentet sot në Islamabad pas bisedimeve me presidentin Asif Ali Zardari dhe kryeministri Jusuf Gilani.

Në një konferencë shtypi zoti Bajden tha se do të diskutojë një numër çështjesh bilaterale dhe rajonale me udhëheqësit pakistanez dhe do të rishikojë situatën në Afganistan ku u takua me presidentin Hamid Karzai në fillim të javës.

Zoti Bajden tha se terroristët e al-Kaidës janë kërcënim për Pakistanin si dhe për Shtetet e Bashkuara. Ai tha se ka besim në luftën e Pakistanit kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG