Lidhje

Biden: SHBA do të ndihmojë Ukrainën


Nënpresidenti amerikan Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara duan një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, por shtoi se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Kievin të mbrohet nga Rusia nëse është e nevojshme. Në një fjalim që mbajti sot në Konferencën e Sigurisë në Munih nënpresidenti Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin vazhdimisht është zotuar të punojë për arritjen e paqes por në vend të kësaj ai ka dërguar “tanke, trupa dhe armë” në Ukrainën lindore. Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës “ndihmë në fushën e sigurisë” jo për të inkurajuar luftën por për të lejuar Ukrainën që të mbrohet. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko foli në konferenë disa minuta më vonë duke mbajtur në duar disa pasaporta ruse që ai tha se u janë marrë ushtarëve rusë shumë kilometra brenda territorit të Ukrainsë. Ai tha se më shumë se 5,600 civilë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në prill të vitit të kaluar duke e quajtur konfliktin një “tragjedi spirale për vendin tim”.

XS
SM
MD
LG