Lidhje

Nënpresidenti Biden në Ukrainë


Nënpresidenti amerikan Joe Biden siguroi ligjvënësit ukrainas se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë aneeksimin e Krimes[ nga Rusia. Zoti Biden foli sot para parlamentit të Ukrainës, pak para se të përfundonte vizitën e tij në atë vend. Ai u kërkoi gjithashtu ligjvënësve të luftojnë korrupsionin, duke paralajmëruar se e ardhmja e Ukrainës është në rrezik.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden shprehu solidaritet me Ukrainën sot ndaj asaj që ai e quajti, pushtim i territorit sovran të Ukrainës nga Rusia.

Por zoti Biden shtoi një paralajmërim për mbështetjen e tij duke i bërë thirrje Kievit të luftojë korrupsionin. Duke folur para parlamentit ukrainas ai tha se ky është moment i një rëndësie të madhe për Ukrainën.

"Në këtë moment me mundësi të mëdha si dhe pasiguri të mëdha për popullin e Ukrainës, rreziqet për vendin tuaj dhe pritshmëritë e popullit tuaj nuk kanë qënë kurrë më të larta”, tha zoti Biden.

Zoti Biden ishte i prerë se çdo vend nuk duhet të jetë subjekt i një sfere tjetër influence, një koment kundër aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe mbështetjes nga Moska për rebelët në lindje të Ukrainës, një akuzë që Kremlini e ka mohuar.

"Ne nuk do të njohim asnjë vend që ka një sferë influence. Shtetet sovrane kanë të drejtën të marrin vendimet e tyre dhe të zgjedhin aleancat e tyre. Sot Rusia po pushton territorin sovran të Ukrainës. Me lejoni ta them qartë – Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin asnjëherë përpjekjen e Rusisë për të aneksuar Krimenë," tha zoti Biden.

Fjalimi i zotit Biden në parlament erdhi një ditë pasi ai njoftoi ndihmën e re financiare prej 19 milionë dollarësh për të ndihmuar vendin të luftojë korrupsionin.

Mbështetësit e Ukrainës në Perëndim u kanë bërë thirrje të përsëritura autoriteteve të Kievit të zbatojnë reformat e premtuara sipas programit ndërkombëtar prej 40 miliardë dollarësh të shpëtimit që synon rigjallërimin e ekonomisë që ishte në prag të falimentimit pas disa vitesh keqmenaxhimi dhe korrupsioni.

XS
SM
MD
LG