Lidhje

Biden: Ukraina po lufton për mbijetesë


Në Bruksel, nënpresidenti amerikan Joe Biden akuzoi Rusinë se po vazhdon të shkallëzojë konfliktin në Ukrainë duke dërguar mercenarë dhe tanke:

Nënpresidenti Joe Biden Biden është mes udhëheqësve botërorë, diplomatëve dhe zyrtarëve të mbrojtjes që do të mblidhen në Munich për një konferencë tre-ditore ku kriza në Ukrainë është në krye të rendit të ditës. Në komentet e bëra gjatë një konference të përbashkët për mediat me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Zoti Biden tha se Ukraina tani po lufton për mbijetesë:

"Russia vazhdon të shkallëzojë konfliktin, duke dërguar mercenarë dhe tanke fare hapur, si dhe ushtarë të operacioneve speciale. Presidenti Putin vazhdon të bëjë thirrje për plane të reja, ndërkohë që trupat e tij marshojnë përmes fshatrave ukrainase dhe ai shpërfill plotësisht çdo marrëveshje që vendi i tij ka nënshkruar në të kaluarën si dhe kohët e fundit në Misnk," tha zoti Biden.

Në konferencën e Mynihut marrin pjesë edhe presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG