Lidhje

Biden hedh poshtë kritikat për luftën në Irak


Gjatë një fjalimi në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes këtu në Uashington, nënpresidenti Joe Biden hodhi poshtë kritikat se lufta në Irak ka ngecur ose po dominohet nga Irani dhe mbështetësit e tij.

Në prag të vizitës së kryeministrit irakian në Uashington, nënpresidenti Biden tha se lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik ka marrë vrull.

“Mijëra luftëtarë militantë nuk janë më në fushën e betejës. Aftësitë e tyre për t’u grumbulluar dhe manovruar janë degraduar shumë. Janë eliminuar udhëheqësit dhe burimet e furnizimeve. Janë shkatërruar armatimet, pozicionet, punishtet e bombave dhe bazat e tyre. Ka njoftime për demoralizim të brendëshëm ndërsa disa militantë refuzojnë të luftojnë.”

Ai shtoi se beteja përpara është e gjatë.

“Nuk dua ta zbukuroj gjendjen por mburoja e pathyeshmërisë së ISIL-it është çarë dhe kjo është e rëndësishme.”

Zoti Biden sugjeroi se lufta kundër militantëve që e quajnë veten Shteti Islamik po ndihmon në bashkimin e sekteve Sunni, Shiit dhe fraksioneve kurde në Irak.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi do të takohet me presidentin amerikan Barack Obama javën që vjen.

XS
SM
MD
LG