Lidhje

Bie aktiviteti i biznesit në 17 vendet e bllokut të Eurozonës


Një raport i ri thotë se aktiviteti i biznesit ra më tej në 17 vendet e bllokut të eurozonës këtë muaj, një shenjë tjetër që tregon se rajoni është në recesion.

Grupi Markit Economics tha sot se indeksi i tij për europozonën ra nga shkurti në mars, ndërsa në të dy muajt performanca ishte nën pragun që do të tregonte se ekonomia po përparon. Ekonomia e eurozonës u tkurr me zero presje 3 përqind në tre muajt e fundit të 2011ës dhe analistët gjatë javëve të fundit kanë thënë se ekonomia e rajonit vazhdon të pësojë rënie.

Ekonomisti i lartë i grupit Markit, Chris Williamson, tha se ekonomia e eurozonës u tkurr me një ritëm më të shpejtë këtë javë. Por ai tha se rënia “është e zbutur për momentin."

Qeveritë evropiane janë përpjekur të nxisin ekonominë e kontinentit ndërsa kanë vendosur plane shkurtimesh ekonomike për të zgjidhur krizën dy vjeçare të borxheve dhe kanë miratuar gjithashtu qindar miliarda dollarë fonde shpëtimi për Greqinë Irlandën dhe Portugalinë. Shkurtimet e shpenzimeve kanë penguar shtimin e vendeve të punës dhe kanë çuar në nivelin më të lartë të papunësisë në eurozonë që kur u fut në treg 13 vjet të shkuara.

XS
SM
MD
LG