Lidhje

Bie besimi tek vendet e Eurozonës


Bie besimi tek vendet e Eurozonës
Bie besimi tek vendet e Eurozonës

Një anketë e re e biznesit tregon se besimi në vendet e eurozonës po bie.

Indeksi që mat aktivitetin e biznesit, tregon se porositë e fabrikave u tkurrën për të tretin muaj me radhë në tetor, ndërsa kompanitë e sektorit të shërbimeve pësuan rënie për të dytin muaj radhas.

Analisti për politikat ekonomike Rabobank, Richard McGuire thotë se ka shenja të tkurrjes së ekonomisë evropiane:

“Ekonomistët tanë mendojnë se shanset që eurozona mund të bjerë në recesion përsëri janë 50 me 50. Natyrisht, sa më shumë kohë kalon pa zgjidhur krizën e borxheve, aq më shumë rritet ky rrezik”. - thotë ai

Pasojat janë ndjerë edhe tek ekonomia më e fuqishme e eurozonës, Gjermania, ku prodhimi industrial ra në nivelin më të ulët që prej dy vjetësh.

Por megjithë rrezikun për një krizë tjetër, aksionet globale u rritën dje nga shpresat se udhëheqësit evropianë mund të jenë pranë arritjes së një marrëveshjeje për një plan të gjerë për të zgjidhur krizën masive të borxhit të Greqisë.

Por Robert Halver i Bankës Baader AG thotë se shpresat janë të mëdha. Ai thotë:

“E mërkura është koha e vendimmarrjes. Presim dhurata të mëdha nga ky takim, përndryshe tregjet financiare do të ndjejnë pasojat”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen nesër në Bruksel për t’u dhënë formë përfundimtare hollësive për ristrukturimin e borxheve të bankave evropiane dhe për t’u siguruar që fondi për të nxjerrë nga kriza eurozonën është i mjaftueshëm për të mbuluar situatat e ardhshme urgjente. Por analistët thonë se koha nuk pret më.

XS
SM
MD
LG