Lidhje

Bien bursat amerikane dhe evropiane


Indekset e bursave evropiane dhe amerikane ranë ndjeshëm sot, ndërkohë që investitorët po shfaqin shqetësim për tkurrjen e aktivitetit ekonomik të Eurozonës, si dhe për shanset e Greqisë që të eliminojë një masë të madhe të borxhit të saj.

Tregjet e aksioneve në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë rreth 2 për qind ose më shumë, pasi Bashkimi Evropian konfirmoi se Eurozona pësoi rënie gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2011, ndërsa bursa e Nju Jorkut ra më shumë se 1 për qind.

Këto zhvillime ndodhin ndërkohë që Greqia po i afrohet afatit të së enjtes, për të siguruar marrëveshje nga hua-dhënësit për eliminimin e më shumë se gjysmës së borxhit publik. Ka sinjale, se jo të gjithë huadhënësit janë të gatshëm të falin një pjesë të borxhit të Greqisë.

XS
SM
MD
LG