Lidhje

Bien në tokë mbetje të sondës ruse të hapësirës

  • Zëri Amerikës

FILE - In this Wednesday, Nov. 9, 2011 file photo, the Zenit-2SB rocket with the Phobos-Ground probe blasts off from its launch pad at the Cosmodrome Baikonur, Kazakhstan. Some of the recent failures of Russian spacecraft may have been caused by hostile

Mbetjet e sondës ruse të hapësirës që dështoi të shkonte në një hënë të Marsit me sa duket ranë në tokë.

Sonda 14 tonëshe ishte drejtuar për në Phobos për të marrë mostra dheu. Por dje ushtria ruse gjeti mbetjet e sondës në oqeanin Paqësor në jug të bregdetit të Kilit.

Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos, kishte thënë se pjesë të vogla të sondës do të mbijetonin duke kaluar atmosferën dhe se disa pjesë të tjera do të digjeshin në të.

Sateliti u nis më 9 nëntor, por u bllokua në orbitën e Tokës dhe qysh atëherë humbi lartësi.

XS
SM
MD
LG