Lidhje

Bien tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë


Bien tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë
Bien tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë

Tregjet e aksioneve ranë ndjeshëm të enjten në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë mes shqetësimeve të reja se ekonomia botërore mund të pësojë një goditje tjetër të rëndë.

Në Shtetet e Bashkuara, deri pak para mbylljes së tregjeve, treguesit e bursës shënonin një ulje prej 2 përqindësh, duke fshirë praktikisht gjithë fitimet e bursës për vitin 2011. Tregjet e aksioneve në Evropë u mbyllën edhe më ulët, duke rënë 4 përqind.

Investitorët filluan shitjen e aksioneve ndërsa treguesit ekonomikë po nxjerrin në pah shqetësime të reja për gjendjen e ekonomive të Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë. Një raport i ri në Amerikë, jep të dhëna të reja për tregun e dobët të punës.

Sipas raportit të botuar sot, 400 mijë vetë plotësuan për herë të parë formularët e papunësisë javën e kaluar. Kjo tregon se numri i të papunëve shënoi një rënie shumë të lehtë krahasuar me një javë më parë. Sipas ekspertëve shifra duhet të bjerë nën 375 mijë dhe të qëndrojë në këtë nivel për pak kohë, që t’u japë firmave besimin e mjaftueshëm se ekonomia po shënon përmirësim, që ato të rifillojnë marrjen e njerëzve në punë.

Ndërkohë Banka Qendrore Evropiane rifilloi blerjen e letrave me vlerë nga qeveritë në borxhe. Kjo është një përpjekje për të mos lejuar Italinë dhe Spanjën të bien në gjendjen e Greqisë, e cila dy herë është detyruar të kërkojë paketa huash nga BE-ja gjatë vitit të fundit, si dhe në gjendjen e Irlandës dhe Portugalisë që kanë marrë nga një paktë ndihmash secila.

Jaaponia ndërkohë tha se do të hedhë 126 miliardë dollarë në ekonominë e saj, në përpjekje për të dobësuar jenin në mënyrë që eksportet japoneze të tërheqin më shumë blerës të huaj.

XS
SM
MD
LG