Lidhje

BIK dënon sulmet terroriste në Bruksel


Bashkësia Islame e Kosovës dënoi sulmet e sotme në Bruksel.
"Aktet e tilla, të cilat sjellin viktima, terror e dhunë janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet. Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit.
Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo.


Në këto momente të rënda solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt.


Lusim Zotin e Madhëruar për paqe, qetësi e mirëkuptim", thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës

Trego komentet

XS
SM
MD
LG