Lidhje

Bill Clinton, thirrje që të përdoren më mirë donacionet për Sidën


Bill Clinton, thirrje që të përdoren më mirë donacionet për Sidën
Bill Clinton, thirrje që të përdoren më mirë donacionet për Sidën

Ish Presidenti Bill Clinton u bëri thirrje organizatave bamirëse për Sidën që t'i shfrytëzojnë më mirë dhe më me efikasitet donacionet e dhëna nga vendet e pasura.

Zoti Clinton e bëri këtë thirrje sot në Konferencën ndërkombëtare për Sidën në Vjenë. Ish presidenti amerikan u tha grupeve të merren me luftën kundër Sidës se shumë organizata po shpenzojnë një sasi të madhe parash duke dërguar punonjës në takime dhe në ceremoni të ndryshme.

Zoti Clinton tha se çdo dollarë i humbur "vë në rrezik një jetë njeriu". Zoti Clinton mbrojti gjithashtu përpjekjet e Presidentit Barak Obama për të financuar luftën kundër Sidës, përballë kritikave në rritje se zoti Obama ka braktisur premtimet e mëparshme për të shtuar shpenzimet për këtë qëllim.

Ish presidenti amerikan vuri në dukje se zotimet për shtimin e fondeve zoti Obama i bëri përpara se ekonomia amerikane të kryesonte botën në atë që ai e quajti "krizën më të rëndë financiare që depresionit të madh".

XS
SM
MD
LG