Lidhje

Bill Gates, njeriu më i pasur në botë


Bashkë-themeluesi i Mikrosoftit Bill Gates ka rifituar titullin e njeriut më të pasur në botë me pasurinë e tij që kap vlerën e 76 miliardë dollarëve.

Zoti Gates u rikthye në krye të listës vjetore të miliarderëve të revistës Forbes, pas një ndërprerjeje prej katër vitesh. Ai ia kaloi manjatit të telekomunikacionit nga Meksika Carlos Slim Helu pasuria e të cilit vlerësohet se arrinë në 72 miliardë dollarë.

Gates ka kryesuar listën e më të pasurve në botë në 15 nga 20 vitet e fundit.
Numri i miliarderëve që hynë në listën e revistës Forbes u rrit me më shumë se 200 miliarderë këtë vit. Numri total i miliarderëve është një mijë e 645 dhe ata vlejnë 6.4 trilionë dollarë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më shumë miliarderë, me 492 miliarderë. Kina është e dyta me 152, e pasuar nga Rusia e cila ka 111 miliarderë.
XS
SM
MD
LG