Lidhje

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike


Një gjykatë amerikane e apelit ka vendosur se qeverise federale nuk i kërkohet të bëjë publike fotografitë e Osama bin Ladeni,t pasi ai u vra nga forcat speciale.

Udhëheqësi terrorist u vra dy vjet më parë në kompleksin e tij pakistanez nga komandot amerikane Navy Seal, të cilët morën fotografitë e kufomës në mënyrë që të konfirmonin suksesin e misionit të tyre.

Gjykata tha se CIA ndaloi në mënyrë të drejtë publikimin e imazheve, dhe ajo doli në përfundimin se fotot e përdorura për analizën e njohjes së fytyrës së bin Ladenit mund të zbulojnë metoda të klasifikuara të inteligjencës.Gjykata tha gjithashtu se imazhet e varrimit të Bin Ladenit në det mund të shkaktojë dhunë kundër qytetarëve amerikanë.

Grupi mbikqyrës konservator, Judicial Watch, paditi CIA-n, pasi agjencia refuzoi kërkesën e saj në bazë të Aktit të Lirisë së Informacionit për t’i bërë publike imazhet e bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG