Lidhje

Dënim me vdekje për dhëndrin e bin Ladenit


Një nga dhëndurët e Osama bin Ladenit u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e tij si zëdhënës i al-Kaidës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 që vranë gati 3 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Gjykatësi Lewis Kaplan dënoi Sulaiman Abu Ghaithin në Nju Jork, duke i thënë kuvajtianit 48-vjeçar se “nuk kishte parë asnjë keqardhje” prej tij. Gyjatësi tha se beson se Abu Ghaith ende kërkon të bëjë çdo gjë të mundet për të vazhduar axhendën e al-Kaidës për të vrarë amerikanë.

Para dhënies së dënimit, Abu Ghaith, duke folur në arabisht tha se ai “nuk do të kërkojë mëshirë nga askush përveç Zotit”. Ai tha se duke e dënuar atë gjykatësi në të njëjtën kohë po i lironte duart qindra muslimanëve të rinj."

Abu Ghaith u dënua në mars për konsiracion në vrasjen e amerikanëve dhe dhënie mbështetje për terroristët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG