Lidhje

Bin Ladeni ishte përkrahës i kryengritjeve të fundit në botën arabe

  • Zëri Amerikës

Bin Ladeni ishte përkrahës i kryengritjeve të fundit në botën arabe

Bin Ladeni ishte përkrahës i kryengritjeve të fundit në botën arabe

Al Kaida ka publikuar një regjistrim zanor të Osama bin Ladenit, i realizuar disa ditë përpara vdekjes së tij. Zyrtarët thanë dje se në këtë regjistrim, bin Ladeni përgëzon revolucionet që kanë përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore dhe thotë se ai mendon që “era e ndryshimit” do të përhapet në të gjithë botën myslimane.

Ai i vlerëson revolucionet dhe ofron atyre këshillat e tij për to. Bin Ladeni i akuzon gjithashtu udhëheqësit e rajonit që janë shndërruar në sundimtarë të plotfuqishëm dhe idhuj në vendet e tyre, dhe se e përdorin median për të mbajtur pushtetin.

XS
SM
MD
LG