Lidhje

Probleme me birësimet ndërkombëtare


Një raport i ri mbi birësimet ndërkombëtare thotë se një numër gjithnjë e më i madh fëmijësh që adoptohen janë më të mëdhenj në moshë dhe kanë nevoja të ndryshme fizike apo psikologjike.

Studimi i Institutit Donaldson për Birësime ka zhvilluar një anketë me rreth 1000 prindër në Shtetet e Bashkuara, të cilët kishin birësuar fëmijë nga vende të tjera që nga viti 1983. Afro 50 për qind e tyre kishin birësuar një fëmijë me nevoja të veçanta.

Studimi arrin në përfundimin se shumë vende, përfshirë Kinën po lejojnë në mënyrë prioritare ose ekskluzive birësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Instituti thotë se amerikanët që duan të birësojnë një fëmijë nga një vend tjetër duhet të informohen për realitetin në mënyrë që të parandalojnë “atë lloj stresi që i detyron prindërit të bëjnë zgjedhje radikale”.

Njoftime të kohëve të fundit në media hedhin dritë mbi raste të kthimit në vendet e origjinës të fëmijëve të birësuar nga vende të tjera, pas shfaqjes së problemeve.

Studimi thekson se shumë vende po kufizojnë birësimet nga vende të tjera. Rusia ka ndaluar plotësisht birësimin e fëmijëve nga prindër amerikanë.
XS
SM
MD
LG