Lidhje

Birmani, Aung San Su Çi fiton një vend në parlament

  • Zëri Amerikës

Në Birmani, mbështetësit e ikonës së demokracisë, Aung San Su Çi, e cila kaloi vite të tëra në arrest shtëpie të imponuar nga regjimi ushtarak, thonë se ajo ka fituar një vend në dhomën e ulët të parlamentit.

Partia Lidhja Kombëtare për Demokraci e zonjës Su Çi, e shpalli fitoren menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit. Kjo parti tha se laureatje Çmimit Nobel ka fituar në një rajon bujqësor të jugut, duke mposhtur bindshëm dy kandidatë rivalë. Dëshmitarët thonë se qindra përkrahës shpërthyen në festime pas njoftimit të fitores në kryeqytetin Rangun.

Nëse konfirmohet, fitorja do të shënonte një moment të rëndësishëm në këtë vend të Azisë Juglindore, i cili ka qenë nën sundimin ushtarak prej gati një gjysmë shekulli. Ende nuk është e qartë se kur do të shpallen rezultatet zyrtare nga qeveria.

XS
SM
MD
LG