Lidhje

Pres. Obama vlerëson Birmaninë për reformat


Presidentët Obama,Thein Sein në Shtëpinë e Bardhë

Presidentët Obama,Thein Sein në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez, që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin

Dje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi presidentin e Birmanisë, Thien Sein për udhëheqjen e tij në çuarjen përpara të reformave politike, duke paralajmëruar se dhuna etnike ndaj pakicës etnike me synim myslimanët në Birmani duhet të ndalet.

Zoti Obama foli të hënën në Shtëpinë e Bardhë, krah presidentit birmanez Thein Sein S, ish-gjeneral, i cili në vitin 2011 u bë president pas votimeve të para demokratike në më shumë se 5 dekada në Birmani.

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin, dhe tha z. Thein Sein kishte bërë "përpjekje të vërteta" për t'i dhënë fund dekadave të luftës etnike në vend. Ai tha se presidenti birmanez parashtroi plane për lirimin e të burgosurve politikë nën dekadat e sundimit ushtarak.

Presidenti Thein Sein tha se ishte mirënjohës për ftesën në Shtëpinë e Bardhë dhe pranoi se vendi i tij ende përballet me sfida të rëndësishme ndërsa punon për të institucionalizuar më shumë reforma demokratike. Ai e quajti rrugën përpara një detyrë të vështirë e bërë më e vështirë nga varfëria e përhapur në atdheun e tij.

Aktivistë kanë protestuar vizitën Thein Sein, duke cituar grindjet e vazhdueshme civile në Birmani, dhe protestuesit jashtë Shtëpisë së Bardhë mbanin dje pankarta ku kërkohej dhënia fund e dhunës etnike që ka si objektiv muslimanët e Birmanisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG