Lidhje

13 të vdekur nga një tërmet në Birmani


Zyrtarët lokalë në veri në Birmanisë thonë se një tërmet i fuqishëm ka goditur sot vendin dhe mendohet që të paktën 13 vetë të kenë vdekur.

Tërmeti me magnitudë 6,8 ballë goditi sot para orës 8 të mëngjesit, rreth 117 kilometra në veri të qytetit Mandalay. Pas tërmetit u ndjenë edhe pasgoditje me magnitudë 5,8 ballë.

Tërmeti lëkundi ndërtesat dhe i detyroi banorët të dalin të tmerruar nëpër rrugë. Ai u ndje edhe në kryeqytetin Bankok të Tajlandë fqinj. Tërmeti shkaktoi dëme materiale në disa objekte në ndërtim, prishi disa pagoda budiste dhe një manastir.

Ai ndodh në prag të një vizite që ka ndërmend të bëjë presidenti Obama në Birmani.
XS
SM
MD
LG