Lidhje

Birminghami, një fushë-betejë e rëndësishme e luftës për të drejta civile


Birminghami, një fushë-betejë e rëndësishme e luftës për të drejta civile
Birminghami, një fushë-betejë e rëndësishme e luftës për të drejta civile

Shkurti është Muaji i Historisë së Afrikano-Amerikanëve në Shtetet e Bashkuara. Me këtë rast organizohen aktivitete të ndryshme për të kujtuar ngjarjet dhe njerëzit që i kanë dhënë formë historisë së afrikano-amerikanëve. Gjatë dy dekadave të fundit, njerëz të të gjitha racave filluan të shfaqin interesim për të mësuar për lëvizjen e të drejtave civile në vitet 1950 dhe 1960, një periudhë që përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë amerikane. Si rezultat, shumë komunitete amerikane kanë ngritur muzeume që shërbejnë për të kujtuar të kaluarën. Korrespondenti Chris Simkins ishte në Birmingham të Alabamës, një qytet që po përfiton nga interesi për turizmin e përqëndruar tek trashëgimia:

Birmingami i Alabamës ishte një ndër fushëbetejat e luftës për barazi racore në fillim të viteve 1960. I Përndershmi Martin Luther King dhe të tjerë udhëhoqën demonstrata paqësore.

Por disa demonstrata morën karakter të dhunshëm, kur policia përdori pompat e ujit dhe qentë kundër protestuesve.

Pati plot të plagosur, mijëra të tjerë u arrestuan. Imazhet e transmetuara nga televizioni ngjallën mbështetje për lëvizjen kundër diskriminimit racor:

Afro 50 vjet më pas, njerëzit vijnë në Institutin e të Drejtave Civile për të mësuar për betejën e zhvilluar në Jugun amerikan. William Revill ka bërë rrugë të gjatë për të ardhur deri këtu.

“Afrikano-amerikanët duhet të njihem me çmimin që paguan aktivistët për të arritur këtu ku jemi sot. Për fat të keq, çmimi i paguar nënkuptoi shumë të vrarë mes tyre”.

“Ky është një artifakt shumë i rëndësishëm këtu në Institutin e të Drejtave Civile në Birmingham”.
Lawrence Pijeaux është president i muzeut. Ai tregon një derë reale të një qelie ku dikur u mbajt i burgosur Martin Luther Kingu.

Zoti Pijeaux thotë se pikërisht në këtë qeli, Dr. Kingu shkroi të famshmen “Letër nga Burgu i Birminghamit”. Shkrimi i tij u bë motoja më e qartë e luftës për të drejta civile.

“Ky istitucion është i rëndësishëm pasi u jep mundësi jo vetëm njerëzve në këtë vend, por njerëzve nga mbarë bota të vijnë për të mësuar se çfarë ndodhi në Birmingham dhe se si kjo lëvizje pati një ndikim pozitiv mbi marrëdhëniet ndër-racore në të gjithë botën”.

Përmes video-klipeve, fotografive dhe artifakteve, dokumentohet beteja e afrikano-amerikanëve. Ann Marie Wilson është vizitore nga Londra:

“Kishim dëgjuar që Alabama ishte shumë e rëndësishme në procesin e integrimit, por që ka përjetuar edhe plot vuajtje gjatë këtij procesi. Doja të shihja çfarë mund të mësoja nga vizita, se si demonstratat paqësore mund të ndihmojnë një popullatë heterogjene të jetojë në harmoni”.

Vernon Roberts nga New Jersey thotë se ekspozitat i sjellin kujtime të forta:

“Është disi emocionuese për mua. Kam tani mundësinë të sjell familjen, sidomos fëmijët që të njihen me luftën që u zhvillua këtu në Birmingham”.

Vitin e kaluar, Instituti për të Drejta Civile në Birmingham tërhoqi mijëra vizitorë. Ky institucion shpreson se mijëra të tjerë do të vazhdojnë të vijnë me shtimin e interesit për lëvizjen e të drejtave civile dhe historikun e tyre.

XS
SM
MD
LG