Lidhje

Bisedimet mes qeverisë dhe opozitës siriane


Përfaqësues të qeverisë siriane dhe opozitës të mbështetur nga Perëndimi, u përballën sot për 30 minuta në Gjenevë, takimi i tyre i parë deri tani që synon dhënien fund të luftës civile që vazhdon prej gati tre vjetësh.

Zyrtarët thonë se në sesionin e tyre të parë, të dyja palët qëndruan ulur në heshtje dhe foli vetëm ndërmjetësi i OKB-së Lakdar Brahimi.

Po sot pritet një tjetër takim, ku secila palë do të flasë vetëm me zotin Brahimi për çështje humanitare.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Edgar Vasquez tha se opozita demonstroi "seriozitet në qëllimin e saj" dhe shkoi në takim "me synimin për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive."

Një tjetër zyrtar amerikan, duke folur me kusht që të mos identifikohej, tha se ndërkohë që në Siri vdesin civilë të pafajshëm, regjimi vazhdon të luajë lojëra.
XS
SM
MD
LG