Lidhje

Bisedime sekrete mes talebanëve dhe qeverisë afgane për t'i dhënë fund luftës

  • Zëri Amerikës

Bisedime sekrete mes talebanëve dhe qeverisë afgane për t'i dhënë fund luftës

Bisedime sekrete mes talebanëve dhe qeverisë afgane për t'i dhënë fund luftës

Gazeta Washington Post po njofton se përfaqësues të Talebanëve kanë filluar bisedime sekrete me qeverinë afgane për të negociuar dhënien fund të luftës.

Lajmi i publikuar mbrëmë vonë, citon burime afgane dhe arabe të cilët theksojnë se bisedimet janë në fazën paraparake.

Ata thonë se për herë të parë besojnë se përfaqësuesit talebanë janë të autorizuar plotësisht që të flasin për Quetta Shura, organizata talebane afgane me qendër në Pakistan dhe që udhëhiqet nga Mohammad Omar.

Në bazë të burimeve të njoftimit të gazetës, Quetta Shura ka filluar bisedimet rreth një marrëveshje që do të përfshinte pjesmarrjen e figurave Talebane në qeveri dhe tërheqjen e trupave të huaja në bazë të një kohe të caktuar.

Gjenerali David Petraeus, i cili drejton forcat amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, tha javën e kaluar se Talebanët i kishin kërkuar qeverisë afgane të pajtoheshin. Presidenti afgan Hamid Karzai ka thënë se ai do të flasë me talebanët nëse këta të fundit bien dakord të heqin dorë nga dhuna dhe të respektojnë kushtetutën e vendit.

XS
SM
MD
LG