Lidhje

Bisedimet për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

  • Leonat Shehu

Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar bisedimet në Bruksel rreth shpërbërjes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë në veriun e Kosovës dhe ri integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Këto bisedime pasuan miratimin e ligjit për amnisti nga Parlamenti i Kosovës që synon të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veri. Dy ditë më parë, ndërkaq gjykatat paralele që kanë funksionuar në veriun e Kosovës kanë ndaluar të pranojnë lëndë të reja, ndërsa deri më një shtator ato duhet të pushojnë së funksionuari. Autoritetet në Kosovë thonë se janë angazhuar që të mos ketë boshllëk në sistemin gjyqësor në veri dhe se gjatë kësaj jave do të vazhdojnë debatet për të zgjidhur çështjet e hapura.

XS
SM
MD
LG