Lidhje

Bisedimet Kosovë-Serbi, vazhdojnë për të dytën ditë me radhë

  • Leonat Shehu

Bisedimet Kosovë-Serbi, vazhdojnë për të dytën ditë me radhë

Bisedimet Kosovë-Serbi, vazhdojnë për të dytën ditë me radhë

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë po takohen sot për të dytën ditë me radhë në Bruksel, lidhur me mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale dhe ato ndërkombëtare. Deri në orët e pasdites, palët ende nuk kanë arritur marrëveshje.

Bisedimet kishin ngecur pasi Beogradi ngulte këmbë që Kosova të paraqitet me një shënim sipas të cilit ajo është nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ndërsa Prishtina e kishte hedhur poshtë një gjë të tillë.

Kosova është pajtuar që të përfaqësohet në forumet rajonale me një shënim që do të përfshinte deklaratën e pavarësisë, opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përparimi në bisedime është një kusht i rëndësishëm për pranimin zyrtarisht të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke bërë përsëri trysni për dialog, i cili rifilloi vetëm disa ditë para se Brukseli të marrë një vendim për kërkesën e Beogradit për anëtarësim.

XS
SM
MD
LG