Lidhje

Bisedimet për qeverinë e re rumune


Bisedimet për qeverinë e re rumune
Bisedimet për qeverinë e re rumune

Kryeministri i ri i Rumanisë ka filluar bisedimet për krijimin e qeverisë së re, pas disa javë protestash në mbarë vendin, që e detyruan paraardhësin e tij të japë dorëheqjen. Mihai Razvan Ungu-ranu u takua sot me partitë e koalicionit qeveritar.

Më parë ai ka qenë Drejtor i Shërbimit të Zbulimit për Jashtë dhe u emërua dje kryeministër nga presidenti Trajan Basesku.

Ish-kryeministri Emil Block dha dje dorëheqjen dhe i tha kabinetit se e mori këtë vendim për shkak të tensionit politik dhe social në vend. Mijëra rumunë kanë zhvilluar protesta gjatë janarit, të zemëruar nga shkurtimi i shpenzimeve dhe masat e ashpëra ekonomike të qeverisë.

XS
SM
MD
LG