Lidhje

Bisedimet për marrëdhëniet SHBA-Kubë


Bisedimet e nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës fillojnë në Havanë më 21 janar. Është hera e parë në më shumë se 50 vjet që zhvillohen bisedime të tilla.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se ndihmës sekretarja e Shtetit Roberta Jacobson do të kryesojë delegacionin amerikan.

Psaki tha se Shtetet e Bashkuara po shfrytëzojnë bisedimet e planifikuara më parë për imigracionin për të diskutuar gjithashtu mbi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ajo tha se hapja dhe funksionimi i ambasadave dhe dhënia e vizave është ndër çështjet kryesore për diskutim.

Ndërkohë, një grup kuban për të drejtat e njeriut tha se qeveria ka liruar të paktën pesë të burgosur të tjerë politikë nga një listë me 53 të burgosur që Shtetet e Bashkuara thonë se duhet të lirojë Kuba.

Disa të tjerë u liruan në fillim të javës, por Departamenti i Shtetit nuk ka publikuar emrat e tyre apo numrin e saktë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG