Lidhje

Bitëllsi Pol Makartni nderohet nga presidenti Barak Obama

  • Zëri Amerikës

Muzikanti legjendar britanik dhe ish pjestar i grupit Bitëlls, Pol Makartni do të nderohet sot nga presidenti amerikan Barak Obama për punën e tij në skenë dhe jashtë saj.

Makartni do të marrë çmimin Gershwin për Kengën më Popullore, një nderim nga Libraria e Kongresit amerikan. Ai do të kendojë sot në një koncert të organizuar nga presidenti Obama dhe zonja e parë Mishellë Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Makartni ka thënë se e admiron zotin Obama dhe se debutimi para tij në Shtepinë e Bardhë është diçka e veçantë.

Çmimi Gërshuin u jepet muzikantëve për kontributin gjatë gjithë jetës së tyre për kengën më popullore.

XS
SM
MD
LG