Lidhje

Bizneset e vogla në pronësi të grave

  • Julie Taboh

Gati një e treta e bizneseve të vogla amerikane janë në pronësi të grave. Sipas byrosë amerikane të regjistrimit të popullësisë, ky numër është në rritje veçanërisht në fushat që dikur konsideroheshin territore vetëm të meshkujve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Julie Taboh vizitoi një biznes të tillë në Fredericksburg të Virxhinias dhe ka përgatitur materialin.

Pak dekada më parë, kjo kompani kamionësh kishte të ngjarë të ishte në pronësinë e një burri. Por aktualisht ajo i përket Barbara Ayers. Ajo është presidente e Apple Transfer, kompani me seli në Fredericksburg të Virxhinias që ndihmon në lëvizjen e shtëpive dhe bizneseve në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit.

Ayers themeloi kompaninë me vëllanë e saj në vitin 1988.

Kur filluam ishim vetëm unë me vëllanë tim dhe kishim aktualisht vetëm një kamion të vogël. Ai bënte lëvizjet ndërsa unë kujdesesa për faturat.

Sot, ajo ka një flotë të tërë kamionësh, një ndërtesë të madhe magazinimi dhe gati 100 punonjës.

Ana Harvey me Administratën Amerikane për Bizneset e Vogla thotë se bizneset në pronësi të grave po shtohen.

"Në vitin 1979 vetëm 5 përqind e bizneseve në këtë vend ishin në pronësi të grave. Tani në vitin 2013, 30 përqind të bizneseve zotërohen nga gratë".

Harvey thotë se tendenca filloi të rritej me legjislacionin e miratuar në vitin 1970.

Atëherë u miratua një ligj që lejonte grate të merrnin hua pa patur si bashkë huamarrës një burrë. Kjo solli ndryshimin përsa i përket pronësisë së biznesit. Një faktor tjetër është ekonomia.

"Kur gratë pushohen nga puna shpesh thonë – e di çfarë do shoh për një punë tjetër por për momentin do filloj të bëj çfarë kam dashur të bëj gjithmonë. Dhe kjo ide kthehet në biznes".

Harvery e cila vetë ka qënë pronare e një biznesi thotë se qeveria federale është aty për të ndihmuar grate në disa mënyra.

"Vitin e kaluar ne ndihmuam gati 160 mijë grame me plane biznesi, plane marketing, lidhje me median sociale dhe çdo gjë të nevojshme për të ndërtuar një biznes.

Barbara Ayers thotë se programet e veçanta të qeverisë federale që u ofrohen kompanive të vogla të zotëruara nga femrat kanë ndihmuar në prokurimin e kontratave qeveritare".

Klienti ynë kryesor është Departamenti i Mbrojtjes, i cili na siguron strehimin dhe zyrat. Kjo ka hapur dyert në fusha që tradicionalisht kanë qënë të mbyllura për gratë.

"Unë jam në industrinë e kamionëve dhe ky zakonisht ka qënë biznes I mbizotëruar nga burrat. Kështu disa herë përballem me rezistencë".

Por Ayers thotë se çdo gjë ja ka vlejtur.

"Kur jam në autostradë dhe shoh një nga kamionët e mi, ndjehem shumë krenare ndërsa më parakalojnë".

Është kjo që ndjenjë që e ndajnë gjithnjë e më shumë gra biznesmene amerikane.

XS
SM
MD
LG