Lidhje

Bizneset amerikane i japin shtytje ekonomisë me punësime të reja

  • Zëri Amerikës

Bizneset në Shtetet e Bashkuara shtuan pagat më shumë se parashikimi për shkurtin, ndërsa niveli i papunësisë mbeti i pandryshuar në 8 presje 3 përqind.

Në raportin që vëzhgohet me vëmendje, departamenti amerikan i punës tha sot se kompanitë punësuan 227 mijë punëtorë të rinj muajin e kaluar.

Deri në shkurt, niveli i papunësisë ka rënë për pesë muaj me radhë në Shtetet e Bashkuara – shenjë që tregon se ekonomia më e madhe e botës po mëkëmbet qëndrueshëm nga rënia më e rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Ekonomia ka luajtur në rol dominues në fushatën presidenciale të vendit. Presidenti Barack Obama, democrat, po kërkon të rizgjidhet për një mandate të dytë katër vjeçar në zgjedhjet e nëntort, por niveli i tanishëm i papunësisë është i njëjtë me atë të shkurtit të vitit 2009, muaji i parë në detyrë i presidentit në detyrë. Niveli është shumë më lartë shifrës tipike prej 5 përqind.

Pretendentët kryesorë republikanë në garën presidenciale Mitt Romney, ish senatori Rick Santorum dhe ish kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich – e kanë kritikuar ashpër mënyrën e drejtimit të presidentit për ekonominë, dhe thonë se ata mund të përmirësonin krijimin e vendeve të punës me një ritëm më të shpejtë.

XS
SM
MD
LG