Lidhje

Bjellorusia akuzon Poloninë dhe Gjermaninë për grusht shteti


Bjellorusia akuzon Poloninë dhe Gjermaninë për grusht shteti
Bjellorusia akuzon Poloninë dhe Gjermaninë për grusht shteti

Gazeta shtetërore e Bjellorusisë ka akuzuar Poloninë dhe Gjermaninë se u përpoqën të organizojnë një grusht shteti gjatë zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.

Sovietskaya Belorussia, gazeta zyrtare e amdinistratës së presidentit Alexander Lukashenko citoi dokumente sipas të cilave agjentë të shërbimeve speciale nga Polonia dhe Gjermania ishin pas protestave të drejtuara nga opozita pas zgjedhjeve.

Gazeta thotë më tej se vendet e Evropës perendimore kanë dhënë fonde dhe trajnim për opozitën politike në Bjellorusi.

Protestuesit dolën në rrugë pas votimit të 19 dhjetorit me akuzat se qeveria kishte manipuluar votimet në të cilat zoti Lukashenko u rizgjodh për një mandat të katërt me shumicë dërrmuese votash.

Policia shtypi dhunshëm protestat dhe arrestoi kandidatët presidencialë të opozitës.
Polonia dhe Gjermania kanë qënë kritike të zëshme të shtypjes së demonstratave pas zgjedhore në Bjellorusi.

XS
SM
MD
LG